Janë raportuar të paktën 29 fëmijë që kanë gjetur vdekjen si pasojë e një zjarri që përfshiu ambientet e një shkolle në Liberi.
Lajmi tragjik u konfirmua nga radio shtetërore në këtë vend.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Paynesville, në periferi të kryeqytetit Monrovia.
Ende nuk janë sqaruar shkaqet e rënies së zjarrit në shkollë që solli një tragjedi të vërtetë.
“Lutem për familjet e fëmijëve të vdekur. Ky është një moment i vështirë për të gjithë Liberinë, shkruajti në Twitter Presidenti i vendit, George Weah, ish-futbollist i famshëm i Milan dhe PSG në vitet 90-a’, përcjell albinfo.ch.