Rrjeti asociativ luan një rol thelbësor në integrimin. Nëse më shumë se 160 shoqata janë aktive në këtë fushë në Lozanë, është e qartë se burimet e tyre janë shumë të pabarabarta, në mes të atyre që mbështeten në një kontribut profesional dhe atyre që aktivitetet e tyre kryesisht në angazhimin vullnetar. Forumi i hapur për “Dëgjimin e diversitetit” është i organizuar pikërisht si një hapësirë bisede dhe për pjesëmarrje të qytetarëve për shoqatat që kanë të bëjnë me emigrantë.
Qëllimet dhe pyetjet janë përcaktuar paraprakisht në konsultim me përfaqësuesit e shoqatave dhe me pyetjen në vijim do të lansohet forumi i paraparë më 29 nëntor:
Qyteti i Lozanës dëshiron të jetë një partner me shoqatën tuaj.
Si mund të favorizojmë bashkëpunimin tonë?
Forumi i hapur do të mbahet në bazë të propozimeve të bëra nga pjesëmarrësit për të identifikuar vijat e ardhshme të punës për të inkurajuar dhe nxitur bashkëpunimin. Ju do të gjeni më shumë informacion mbi programin dhe metodologjinë e Forumit të Hapur në www.lausanne.ch/bli
Çdokush i interesuar për këtë çështje është i mirëpritur. Regjistrimi mund të bëhet deri më 20 nëntor dhe është pa pagesë (bli@lausanne.ch;. Tel 021 315 72 45). Angazhimi juaj: Pjesëmarrja gjatë gjithë ditës!
Ky forum i hapur do të pasohet nga një vlerësim i përbashkët në fund të janarit 2015, për të shqyrtuar hapat e mëtejshëm.
Për më shumë informacione mund të klikoni këtu: www.lausanne.ch/bli.
Regjistrimi është falas gjithë ditën.