Në këtë tubim u bë edhe shpërndarja falas e librave për nxënësit e klasës së parë te mësuesja Shahire Morina.
Një gjë e tillë erdhi si rezultat i angazhimit të kryetarit të kësaj shoqate, afaristit të suksesshëm në këtë qytet, Ukë Blakaj, i cili ditë më parë zhvilloi edhe një takim me Konsullin e Republikës së Kosovës në Frankfurt, Agron Maloku, ku u diskutua rreth mundësive të shumta të bashkëpunimit, e sidomos në fushën e arsimit fillor për fëmijët shqiptarë që jetojnë në Fulda dhe më gjerë.
Shoqata shqiptare “Kosova” organizon aktivitetet të shpeshta kulturore e sportive, të cilat tubojnë bashkatdhetarët në këtë rajon të Gjermanisë, transmeton rtk, përcjell albinfo.ch.
