Bëhet fjalë për një numër që është dy herë e gjysmë më i madh se numri i banorëve në vendet më të mëdha evropiane, si Gjermania.
Në raportin “Rishikimi i axhendës globale – 2015”, thonë ekspertët, nëse ky trend vazhdon, një e katërta e popullsisë së botës të moshës 25-54 vjeç do të mbeten të papunë.
Gjithashtu, numri i të papunëve të planetit do të arrijë 215 milionë, apo gjashtë për qind të numrit të përgjithshëm të njerëzve të aftë për punë.
Një numër i ekspertëve ekonomikë evropianë besojnë se në vitin 2015 ekonomia e kontinentit të vjetër “do të ecë” më mirë dhe vetëm dy për qind prej tyre besojnë në rehabilitimin ekonomik.
Analiza e agjencisë së Singaporit “Shëndeti” dhe e bankës zvicerane UBS tregon rritjen e numrit të miliarderëve në botë në krahasim me një vit më parë për 155. Sot numri i tyre është 2325.
Anëtarët e këtij “klubi” kanë një total prej 7.3 trilionë dollarësh, prej të cilave 2.37 trilionë në Evropë.
Në të njëjtën kohë 2.8 miliardë njerëz në planet kanë nga 2 deri 10 dollarë në ditë.