Në kuadër të projektit “Promovimi i Shoqërisë Demokratike II”, komponenta për diasporë nëpërmjet një pyetësori mund të jepni mendimin tuaj se si Kosova dhe diaspora mund të forcojnë bashkëpunimin në fusha të ndryshme.
Qëllimi i këtij pyetësori është të identifikoj interesin, mundësitë dhe vullnetin e shoqatave, asociacioneve dhe individëve në diasporë që të thellojnë bashkëpunimin me Institucionet dhe shoqërinë në Kosovë në mënyrë që të përshpejtohet zhvillimi socio-ekonomik i Kosovës.
Qëllimi i kësaj iniciative është që në fund të dilet me një raport se si definohet faza intervenuese, qasja dhe modaliteti për dhënien e grandeve në këtë fushë.
Sipas udhëheqësve të projektit pyetësori është vetëm për nevojat e brendshme dhe si i tillë trajtohet konfidencial.
Ky projekt financohet nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim dhe zbatohet nga KCSF.
Formularin e plotësuar mund ta përcillni në adresën: diaspora.hulumtim@gmail.com
Shkarko formularin në formatin .doc
Ose plotësoni formularin online me poshtë: