Një ndër emrat më të përfolur në futboll aktualisht është Vedat Muriqi.
Paraqitjet e tij me Kosovën dhe Fenerbahcen në këtë fillim të sezonit kanë mahnitur tifozët dhe analistët e futbollit.
Mediumet angleze raportojnë se tri skuadra tashmë kanë ndezur radarin për të kërkuar shërbimet e Muriqit dhe ato janë Tottenham, Manchester United dhe West Ham.
Gürcan Bilbic, analist i njohur në Turqi, thotë se Muriqi vlen 100 milionë euro.
“Vlera e tij nuk është 30-40 milionë siç po diskutohet në media. Fenerbahçe kur të negociojë për shitjen e Muriqit do të kërkojë 100 milionë euro”, ka thënë Bilbic për gazetën turke Sabah, përcjell albinfo.ch.