E themeluar në vitin 1472, „Monte dei Paschi“ deri kohët e fundit ishte e treta në listën për likuiditet në Itali. Kreditë e lira viteve të fundit megjithatë kanë dëmtuar balancin në politikën e bankës. Në dy vitet e fundit humbjet e kësaj banke vlerësohen të kenë arritur në 8 miliard euro.
Pas testeve të stresit të Bankës Qendrore Evropiane, „Monte dei RASCH” shfaqet në listën e zezë, në mesin e150 bankave në pozitën më të keqe financiare, me një deficit prej 2.11 miliardë euro. Nga fillimi i vitit, aksionet me të lira të Monte dei Paschi kanë rënë për 40% dhe kapitali i bankës ka shënuar rënie në 3.4 miliard euro.