Filmi me regji dhe skenar të regjisorit Valton Jakupi dhe producentit Felix Baumgartner do të jete filmi i vetëm shqiptar që është nominuar për çmimin për integrim në Festivalin e Çmimeve për Integrim « Goldene Enzian « në St.Gallen . Pas shfaqjes në kinema dhe në shumë vende tjera, ky film do të shfaqet edhe në festivalin e filmit në Lucern, në Danimark, si dhe në vende tjera.
Tematika e këtij filmi është integrimi i dy gjeneratave të të huajve përkatësisht shqiptarëve në shtetin zvicëran. Ky film është prodhuar nga « International film Europe Swiss », Teatri Antika dhe në bashkëpunim me « New Vision » . Festivali do të mbahet në kantonin St. Gallen me 12 nëntor 2014. Çmimi i parë do të fiton 5 mijë franga, i dyti 3 mijë, ndërsa i treti 2 mijë franga.
Ndarja e çmimeve:
12. Nëntor 2014, ora 17.00, Lokremise St.Gallen. Për më shumë informacione, shtypni linqet e mëposhtme:
http://www.integration.sg.ch/home/integrationsprojekte/Integrationspreis.html
http://www.integration.sg.ch/home/integrationsprojekte.html