Sipas të dhënave të Bankës Popullore, në tetë muajt e parë të këtij viti në vend kanë hyrë 176 milionë euro, për dallim nga 2013-ta, kur gjatë kësaj periudhe kishte 187 milionë euro. Siç raportojnë mediat nga
Shkupi, të dhënat e tilla vijnë në kohën kur nga qeveria shprehen me tone optimiste për rritjen e investimeve të jashtme.
Sipas të dhënave statistikore, Maqedonia është ndër vendet e fundit në rajon sa i përket tërheqjes së investimeve të jashtme, edhe pse mbetet e ranguar lart në raportin e Bankës Botërore për “Të bërit biznes”.
Gjatë vitit 2013 janë regjistruar rreth 269 milionë euro investime të jashtme, shifër kjo shumë e ulët në krahasim me premtimet e qeverisë. Sipas ekspertëve, investimet e jashtme duhet të jenë së paku rreth 10 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, apo afërsisht 400 milionë euro.