Gjermanët nervozohen nëse treni vonohet pesë minuta. Për katër ditë nuk do të ketë trena kanë kërcënuar sindikalistët e hekurudhave duke shkaktuar tollovi të madhe në Gjermani.
Greva katërditëshe ka goditur trenat e pasagjerëve dhe rrezikon të prishë festimet që shënojnë përvjetorin e rënies së Murit të Berlinit.
Greva po ashtu ka prekur shërbimet mes qyteteve dhe ato rajonale dhe pritet të zgjasë deri të hënën.
Sindikata kërkon rritje për 5 për qind të pagave dhe zvogëlimin e orarit të punës në 37 orë në javë.