Një video skandaloze është duke qarkulluar në Francë, ku një polic ka filluar i pari sherrin me një person, anëtar i komunitetit afrikan në shtetin francez.
Mediat franceze bëjnë të ditur se ngjarja u regjistrua nga një person, nga dritarja e banesës së tij.
Pasi është publikuar videoja, polici është larguar përkohësisht nga puna.
Sherri mendohet se ka filluar pasi polici dhe personi i veshur civil kanë shkëmbyer fjalë me njëri–tjetrin.