Se sporti është fitimprurës për sportistet kulminantë, është gjë që dihet. Por më pak është e njohur se sporti në Zvicër është një faktor relevant dhe mjaft fitimprurës ekonomik.
Siç e tregon një studim i porositur nga Zyra Federale për Sport , gjatë vitit 2011 “ekonomia” e sportit në Zvicër ka qarkulluar rreth 20 miliardë franga ndërsa fitimi bruto ka qenë 10 miliardë franga.
Me këtë shumë, sporti përbën 1.7 për qind të brutoprodhimit nacional të Zvicrës, që është më shumë se dyfishi i përqindjes që e bën bujqësia, shkruan nzz.ch.
Marrë në përgjithësi, ekonomia e sportit, merr pjesë me përqindje të përafërt me atë të degës së përpunimit të metaleve ose të furnizimit me energji e me ujë në bruto prodhimin shoqëror të Zvicrës, ka konstatuar studimi.