Është vjedhur vepra e artit me një vlerë 1 milion funte, e instaluar në shtëpinë ku dikur jetonte Winston Churchill.
Tualeti i instaluar 18 vjet më parë, është një vepër arti e ashtuquajtur “Amerika” dhe është vepër e artistit konceptual italian, Maurizio Cattelan.
Policia angleze ka konfirmuar se tualeti është vjedhur dhe po hetojnë mbi zbardhjen e kësaj çështje, deri më tani kanë arrestuar një 66-vjeçar, i cili dyshohet të ketë lidhje me vjedhjen, transmeton TCH.
Inspektori i kësaj çështje, Jess Milne, është shprehur: “Vepra e artit, e cila është vjedhur, është një tualet me vlerë të lartë monetare, e përbërë nga floriri, dhe ishte pjesë e ekspozitës në Pallatin e Blenheim-it”, përcjell albinfo.ch.
Policia bën të ditur një detaj tjetër, mendohet se “të paktën dy automjete” janë përdorur për të kryer aktin e vjedhjes.