Sonte, më 5 tetor do të jetë një mbrëmje e madhe e boksit, ku do të garojnë ekipi i Zvicrës dhe ai i Kosovës, shkruan albinfo.ch. Fjala është për një ndeshje miqësore.
Mbrëmja e boksit do të zhvillohet në “Villa Miami”, Glattbrugg, 126 8152 Glattbrugg.
Meçet fillojnë nga ora 19:30, ku pritet të ketë luftëra shumë cilësore.
Në këtë mbrëmje gjithashtu do të boksojnë edhe Labinot Xhoxhaj i cili do t`i kryqëzojë dorezat me boksierin serb Predrag Jevtiç dhe Edmond Zefi që do të ketë për kundërshtar po ashtu një serb, Marko Petroviç.

