Ka një kohë jo të shkurtë që kjo temë ka nxehur gjakrat në të dyja anët e Zvicrës; në pjesën gjermanofone ku tendencat për heqjen dorë nga mësimi i frëngjishtes janë më të forta, dhe në pjesën frankofone, që i sheh si shprehje arrogance këto tendenca. Disa kantone patën vendosur dhe disa të tjera ishin në rrugë e sipër për ta realizuar këtë qëllim.
Përfundimisht në mbledhjen e mbajtur sot në Bazel, drejtorët arsimorë të të gjithë kantoneve kanë arritur pajtimin që gjithçka të mbetet me të vjetrën. Konferenca u apelon drejtorëve kantonalë që të kontribuojnë në gjetjen e një zgjidhjeje për lëndën e gjuhës së dytë. Në një vend shumëgjuhësh nuk bën të diskriminohet njëra gjuhë, është thënë në konferencë.
Në konferencë ka marrë pjesë edhe ministri Berset i cili mbulon arsimin. Ai me këtë rast ka tërhequr vërejtjen kundër heqje së gjuhës frënge pasi që përmes kësaj do të dobësohej përbashkësia e Zvicrës shumëgjuhësore.