Në ndeshjen e mbrëmshme mes Kosovës dhe Anglisë, ishte edhe një histori e veçantë në vete.
Chris James është kameramani anglez, i cili ka xhiruar kohët e luftës në Kosovë dhe pas 22 vjetësh ai ka xhiruar prapë në ndeshjen futbollistike Kosovë – Angli.
James ka pasur fatin të incizojë edhe ndeshjen në mes të Kosovës dhe Anglisë të zhvilluar në St Mary’s të Southamptonit, ku përfundoi me fitoren 5-3 të vendasve.
Ky është postimi i tij në Twiter
“Më 1997 në vijën e parë frontale të Kosovës dhe më 2019 në vijën e fushës – dhe asnjëherë një hap prapa. Kameramani Chris James”, shkruan gazetari Gabriel Clarke.