Pak minuta më parë janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Angli-Kosovë, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2020, shkruan albinfo.ch.
Trajneri zviceran Bernard Challandes ka bërë disa ndryshime për këtë ndeshje, për dallim nga fitorja me Çekinë.
Formacioni i Kosovës: Muriq, Hadërgjonaj, Aliti, Rrahmani, Vojvoda, Voca, Halimi, V. Berisha, Celina, Muslija, Muriqi.
Kujtojmë se ndeshja nis nga ora 20:45.
