Vendimi i UEFA-s që ndeshjen Serbi-Shqipëri ta regjistroj me rezultat 3:0 në favor të serbëve, ka irrituar gjithkund shqiptarët. Vendimi është konsideruar skandaloz edhe nga mediat ndërkombëtare.
Vendimi preliminar i UEFA-s lidhur me ndeshjen e 14 tetorit që Shqipërisë t’i merren tri pikë në tavolinë, ka ngjallë reagime gjithandej opinionit politik e sportiv.
Në një video të publikuar nga RTV Ora News në Shqipëri dalin në shesh faktet të reja që tregojnë se vendimi i UEFA-s për t’i dhënë fitoren Serbisë në tavolinë 3-0 është i padrejtë.
Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se do të apelojë vendimin në gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.