Në mesin e tyre që i munguan Kosovës është edhe sulmuesi Milot Rashica, i cili është duke vuajtur nga një lëndim muskulor, raporton “Bild”.
Ndërkaq, tashmë është paralajmëruar rikthimi i shpejtë i Milotit, i cili ka humbur ndeshjet e Kosovës shkaku i lëndimit.
Trajneri Florian Kohfeldt ka zbuluar: “Miloti do të rikthehet shumë shpejt”.
Për ndeshjen ndaj Union Berlinit, Rashica është në dyshim për të luajtur.
Ndërkaq, për ndeshjen e 21 shtatorit kundër Leipzigut në shtëpi, Rashica do të rikthehet në fushën e lojës, shkruan insajderi, përcjell albinfo.ch.