Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili ka treguar se tashmë kanë arritur tekstet mësimore, si Abetarja, Dituri Natyrore, Arti Figurativ dhe Gjuha Shqipe.
“Sipas informatave të fundit janë siguruar tekstet mësimore si Abetarja, Dituri Natyrore, Arti Figurativ (kl.1-2-3), Gjuha Shqipe (kl.2 deri 8 si dhe për 4 vitet në shkollën e mesme). Ndërsa 18 komplete tjera nga shkencat natyrore janë gjithashtu të kryera, por do të distribohen nxënësve tonë pasi të paguhet taksa e licensimit të këtyre librave e caktuar nga Ministria e Arsimit për shtëpinë botuese Albas nga Presheva”, ka shkruar Arifi në Facebook.
Ai gjithashtu ka shtuar se tanimë kanë mbetur të sigurohen vetëm librat në lëndën e historisë dhe gjeografisë.
“Sigurimi i teksteve shkollore të lartëpërmendur paraqet një zgjidhje gati të kompletuar, pasi tani mbeten vetëm të sigurohen librat në lëndën e historisë dhe gjeografisë, të cilat duhen të jenë në përputhshmëri të plotë me historikun tonë kombëtar shqiptarë”, ka përfunduar Arifi.