Sipas statistikave më të reja zyrtare, rrogat mesatare më të larta në rajon janë në Slloveni dhe Kroaci, ndërsa më të ulëta në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Serbi.
Rroga mesatare mujore në Slloveni arrin 1108 euro dhe kjo është njëherësh rroga e vetme në rajon që kalon shifrën magjike të 1000 eurove. Rroga mesatare në Slloveni është dyfish më e lartë se te të gjitha vendet e rajonit në Ballkan, përveç Kroacisë, ku rroga mesatare arrinë maksimalen 873,9 euro.
Pas saj vijon Mali i Zi, ku sipas informatave të Entit Statistikor të Malit të Zi, rroga mesatare ka prekur 511 euro, në korrik të këtij viti.
Rrogat më të ulëta janë në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri, derisa në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë janë pak më të larta. NË BH rroga mesatare ka prekur 469 euro, derisa në Serbi është regjistruar 454,7 euro.
Të dhënat e fundit nga Insituti statistikor i Shqipërisë kanë treguar se rroga mesatare në këtë shtet prek 423 euro. Ndërsa të dhënat e fundit nga Enti Statistikor i Maqedonisë së Veriut kanë treguar se rroga mesatare në vend arrin 409.8 euro.