Numri i vizitorëve në hotelet kosovare ka pësuar rënie gjatë këtij viti, sipas statistikave të fundit të publikuara.
ASK në statistikat e publikuara ka përfshirë muajt prill, maj dhe qershor.
Përgjatë këtyre muajve, 24 mijë e 113 qytetarë kanë vizituar hoteleritë.
Numri më i madh i vizitorëve ishte në regjionin e Pejës, ku për 3 muaj 7493 qytetarë kishin vizituar hotelet në këtë regjion. Në të njëjtën periudhë në vitin 2018-të, numri i vizitorëve në hotele ishte 25 mijë e 5, përcjell albinfo.ch.