Khabib Nurmagomedov është rikthyer pas më pak se një viti për të vendosur kampionin absolut të peshës së lehtë të UFC ndaj Dustin Poirier. Luftëtari i pamposhtur nga Dagestani i Rusisë ka fituar me “submission” në rundin e tretë të sfidës.
Rusi ka dominuar në dy rundet e parë, pasi e kishte shumë të thjeshtë të ulte në tokë amerikanin falë mundjes së tij.
Megjithatë, duhej pritur rundi i tretë që Poirier më në fund të dorëzohej. UFC 242 në Abu Dabi ka përfunduar ashtu siç pritej, me Khabib kampionin e padiskutueshëm.
https://twitter.com/OnMMA/status/1170438620391575552