Në ndeshjen e mbrëmshme të Ligës së Kampionëve, Bajerni i Munihut ka deklasuar si mysafir skuadrën e Romës në Romë, duke e mundur me rezultatin 7 me 1. Aq e madhe ishte epërsia e gjermanëve sa që fitohej përshtypja se Bajerni po luante kundër një skuadre që është disa liga më poshtë se ai.
Njërin nga golat atë të fundit e ka shënuar Xherdan Shaqiri. Ai është futur në lojë në minutën e 79-të ndërsa ka shënuar menjëherë, në të
tetëdhjetën.
Serinë e golave e ka filluar Arjen Robben që në minutën e tetë. Ai ka shënuar më tutje edhe një gol tjetër. Pjesa e parë e ndeshjes ka përfunduar me rezultatin 5:0 për Bajernin.
Ndërsa golashënuesit tjerë të ndeshjes kanë qenë: Götze Lewandowski, Müller dhe Ribery për Bajernin ndërsa golin e vetëm për Romën, Gervinho, e ka shënuar në minutën 66.