Ndërsa, paga neto nga 384 euro, sa ishte në vitin 2012, është rritur në 498 euro në vitin 2018, një rritje me 114 euro më shumë, ose 29.8%.
Paga mesatare bruto në sektorin publik në vitin 2012 ishte 407 euro, derisa në vitin 2018 ishte 573 euro, që është një rritje për 166 euro ose 40.8%, kurse paga mesatare neto nga 353 euro, sa ishte në vitin 2012, u rrit në 509 euro, një rritje prej 156 eurosh ose 44.1%.
Sektorit privat kishte një pagë bruto mesatare prej 367 eurosh, në vitin 2012, ndërsa në vitin 2018 ishte rritur në 401 euro, një rritje prej 34 eurosh ose 9.3%. Derisa, paga neto nga 333 euro, sa ishte në vitin 2012, u rrit në 364 euro, një rritje prej 31 eurosh, ose 9.3 %.
Paga mesatare bruto në sektorin e ndërmarrjeve publike në vitin 2012 ishte 518 euro, derisa në vitin 2018 ishte 699 euro, që është një rritje prej 181 eurosh ose 34.9%. Ndërkaq, paga neto nga 465 euro, sa ishte në vitin 2012, u rrit në 620 euro në vitin 2018, një rritje prej 155 eurosh ose 33.3%, raportojnë mediat kosovare.
Niveli i pagave më të larta në Kosovë ishte te sektori i ndërmarrjeve publike, derisa me paga më të ulëta ishte sektori privat.
Paga mesatare neto në vitin 2018 sipas aktiviteteve ekonomike ka të njëjtën renditje: Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (743 euro); informimi dhe komunikimi (635 euro); xehetaria dhe gurëthyesit (569 euro); derisa paga më e ulët ishte te bujqësia, pylltaria dhe peshkataria (237 euro).