Trajnimi realizohet afër aeroportit Hithrow në Londër brenda një kabine simulimi me lëvizje të plotë. I njëjti model që përdoret për trajnimin e ekuipazhit të British Airways.
Ndjesia e të qënit në bordin e aeroplanit gjatë fluturimit është autentike. Kursi fillon si një fluturim i zakonshëm.
Por gjërat përkeqësohen menjëherë. Pas një uljeje emergjente, pasagjerët duhet të evakuojnë aeroplanin.
Instruktori Andy Clubb thotë se përsëritja e procedurës së sigrisë shton besimin tek pasagjerët.
“Fillojmë me një ushtrim emergjence dhe evakuimi që i bën njerëzit të mendojnë. Ata mësojnë se duhet ti kushtojnë vëmendje masave të sigurisë.”, tranmseton VoA
Pjesmarrësit po ashtu praktikojnë uljen në ujë, hapjen e derës së emergjecës dhe rrëshqitjen në tubacionet me ajër. Ata shikojnë demostrimin e përdorimit të paisjeve të emergjencës.