Turizmi në Zvicër ka shënuar një rritje fare të vogël, gjatë sezonit veror. Vera, në kuptimin turistik përfundon në fund të tetorit.
Numri i bujtjeve në hotele i regjistruar gjatë muajve të kaluar është rritur për vetëm 0.2 për qind, bën të ditur Sekretariati Shtetëror për Ekonomi i Zvicrës (Seco).
Ndër arsyet e mungesës së një rritjeje më substanciale përmenden koniunktura e paralizuar ekonomike evropiane dhe kushtet klimatike jo të mira që kanë mbretëruar gjatë verës që kaloi.
Për sezonin e ardhshëm dimëror Seco parashikon rritje prej dy për qind të bujtjeve në hotele në krahasim me sezonin e kaluar dimëror. Sigurisht, parakushte për realizimin e kësaj prognoze do te jenë reshjet e borës.