Prokurorët thanë që ajo përdori paratë për të blerë stoli, për të paguar faturat mjekësore dhe shkollimin e fëmijëve të saj. Avokati i saj tha se Bonilla ishte e pafajshme dhe do të apelonte vendimin e rëndë të burgimit, raporton BBC.
Bonilla u arrestua në shkurt 2018, pas një hetimi për zhdukjen e parave nga fondet publike, përfshirë një buxhet të krijuar për të siguruar këpucë për fëmijët e varfër honduras.
Ndihmësi personal i Bonilla, Saúl Escobar, u dënua gjithashtu me 48 vjet burgim për mashtrim. As Bonilla dhe as burri i saj nuk ishin në gjyqin e dënimit.
Nuk është hera e parë që një anëtar i familjes Lobo është dënuar. Djali më i madh i Porfirio Lobo, Fabio, u dënua me 24 vjet burgim më 2017, pasi u deklarua fajtor për importim të kokainës në SHBA, përcjell albinfo.ch.