Në krye të qyteteve më të vizituara në botë është kryeqyteti i Tajlandës, Bangkok.
Ky qytet është përpara Parisit dhe Londrës, sipas hulumtimit të fundit. Bangkok është qyteti më i vizituar në botë për të katërtin vit me radhë me 22.8 milionë vizitorë, përcjell albinfo.ch.
Parisi dhe Londra erdhën në vendin e dytë dhe të tretë me rreth 19.1 milionë mbërritje, i ndjekur nga Dubai me 15.9 milionë.
Lista është shtrirë nga dy qytete në Azinë Juglindore, Singapori dhe Kuala Lumpur, të cilat zënë vendet e pesta dhe të gjashta.
Sipas një studimi të 200 qyteteve, në dhjetëshen e parë përfshiheshin Nju-Jorku, Stambolli, kryeqyteti i Japonisë, Tokio dhe qyteti turk i Antalisë.
Numri i vizitorëve ndërkombëtarë në 200 qytete është rritur me 76 për qind në 10 vjetët e fundit.