Bëhet fjalë për një konflikt mes një pronari të ndërtesës dhe pronarit të tokës, ku ishte duke u ndërtuar një objekt banesor.
“Sipas njoftimeve të para nga dëshmitarët, rasti ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje mes pronarit të tokës dhe një kompanie të ndërtimit të objekteve të larta”, thonë dëshmitarët.
Njëri nga katër personat e plagosur në Lagjen e spitalit ka vdekur. Lajmin e ka konfirmuar Shpend Fazliu, zëdhënës i Qendrës Klinike Universitare, raportojnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Sipas tij, gjendja e tre të plagosurve të tjerë është e rëndë.