Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Spanjë gjatë garës së njohur të çiklizmit.
Një helikopter ka zbuluar pa vetëdije, një parcelë hashashi në tarrecën e një banese, teksa po filmonte “Vueltën” e Spanjës, përcjell albinfo.ch.
Teksa xhironte nga lart, kanë qenë shikues që më pas kanë publikuar pamjet në rrjete sociale, që kanë pikasur vendin e mbjellë me hashash në një tarracë.
Pasi lajmi u bë i madh, efektivët e policisë kanë reaguar menjëherë, duke bastisur ndërtesën e konfiskuar rreth 40 bimë hashashi të cilat shiheshin qartë në filmimet e bëra në kohën kur etapa e tetë e garës, po shkonte drejt fundit.
Pavarësisht bujës që pati kjo ngjarje në mediat vendase e ato ndërkombëtare, deri tani nuk ka pasur asnjë të arrestuar, kur mbërritën në plantacion, policët e gjetën atë të braktisur.
Sigurisht se personat kanë ikur me kohë edhe pse janë shpallur në kërkim nga Policia.
Një ngjarje e rrallë që ka bërë bujë në mediat ndërkombëtare.