YouTube, sipas aktakuzës, ka monitoruar shikuesit e kanaleve të fëmijëve përmes të ashtuquajturave cookie, pa pëlqimin e prindërve, dhe më pas ka përdorur ato për të ofruar reklama të synuara për ata shikues.
Marrëveshja mes FTC dhe Zyrës e Prokurorit të Përgjithshëm në Nju-Jork, e cila do të marrë 34 milionë dollarë, është më e madhja qëkur ligji që ndalon mbledhjen e informacionit për fëmijët nën 13 vjeç hyri në fuqi më 1998, transmeton KosovaPress, përcjell albinfo.ch.
Ligji u rishikua në 2013-ën për të “mbuluar cookie”, të cilat përdoren për të ndjekur zakonet e shfletimit në internet.