Autoritetet amerikane kanë paralajmëruar se këto vende mund të përballen me erëra shkatërruese, reshje të mëdha të shiut, vërshime dhe stuhi që paraqet rrezik për jetën e njerëzve. Këtë njoftim e dha Qendra Kombëtare e Uraganeve.
Ndonëse uragani e ka humbur fuqinë e madhe që e kishte në Ishujt Bahamas, ai ende mund të sjellë shumë reshje dhe të shkaktojë vërshime në Karolinën Veriore, Karolinën Jugore dhe Georgia.
Në këtë situatë banorëve u është kërkuar të evakuohen deri sa të kalojë rreziku.