“Përmirësimi i rrjetit të telefonisë mobile është në interes të konsumatorëve”, thotë zëdhënësi Andreas Windlinger.
“Qeveria federale është e gatshme për të marrë përsipër një pjesë të madhe të kostos”. Për këtë arsye është kërkuar nga Këshilli Federal për të rritur kredinë në vendbanimet e transportit regjional.
Zyra Federale e Transportit ka bërë një kërkese në SBB dhe operatorët e telekomit: Swisscom, Orange dhe Sunrise.
Rrjeti i telefonisë mobile duhet të përmirësohet nëpër trena të transportit regjional, tregoi së fundmi një test i magazinës shkencore “Connect”. Në transportin regjional në Cyrih çdo thirrje telefonike është ndërprerë. Diçka më mirë është në transportin e distancave të gjata në mes të qyteteve Bazel, Bernë, Gjenevë, Lozanë dhe Zyrih. Por, edhe aty lidhja ishte ndërprerë në 7.5 për qind të të gjitha thirrjeve testuese.