Pas një aksioni të bukur të përfaqësueses kosovare dhe një tollovoi të krijuar para portës së portierit kundërshtar Brecher, Kosova arriti të kalojë në epërsi në minutën e 77-të me golin e Kushtrim Lushtakut.
Kosova e domonoi lojën me aksione të bukura e të njëpasnjëshme, duke i krijuar probleme të mëdha mbrojtjës kundershtare.
Trajneri Albert Bunjaku u shpreh për Albinfo.ch kënaqur me paraqitjen e djelomshave të tij. Ai tha ne e kontrolluam lojën gjatë 90 minutave, Wili me përjashtim të dy tri rasteve nuk tregoi me tepër nga kjo lojë. „Na munguan vetëm golat para një publiku të mrekullueshëm shqiptar“, u shpreh ai.
Lojën e përcollën mbi 2600 shikues me mbi 90 për qind shqiptarë të ardhur nga tërë Zvicra.
Më gjerë rreth lojës, sjellim së shpejti prononcimin e ambasadorit të Kosovës në Zvicër, Naim Malaj, si dhe prononcimet e lojtarëve dhe të trjanerit të FC Wilit, i cili mes tjerash tha se u ka thënë lojtarëve të mi: “kujdes shqiptarët kanë një ekip shumë të fortë, të gjithë janë individualista dhe driblues te shkëlqyer, do ta kemi vështirë sot kundër tyre”.