Ndonëse ishte nikoqire dhe avancoi e para, kombëtarja e Shqipërisë është dashur të kënaqet me barazim. Edhe pse kuqezinjtë ishin në epërsi për 80 minuta, nuk arritën që ta mbanin rezultatin deri në fund.
Shqipëria ka mbyllur pjesën e parë të ndeshjes kundër Danimarkës me rezultat 1 me 0.
Po zhvillohej minuta e 38 kur Ermir Lenjani realizoi golin e vetëm të Shqipërisë që i siguroi asaj epërsinë.
Lenjani ka shënuar një gol të bukur për të kaluar Shqipërinë në avantazh kundër Danimarkës
Xhaka vodhi topin në mesin e fushës dhe pasoi te Lenjani i cili me një goditje të devijuar mposhti danezët.