Burimet e sigurta të Insportit bëjnë të ditur se Halimi në pasditen e sotme do të udhëtojë për në Gjermani për të nënshkruar kontratë SV Sandhausen.
SV Sandhausen bënë gara në rangun e dytë të futbollit gjerman dhe pjesë e këtij klubi është edhe reprezentuesi tjetër i Kosovës, Leart Paqarada.
Mesfushori 24 vjeçar, tash e një kohë është pa klub pas shkëputjes së kontratës me klubin danez, Brondby.
Ai po sa të kompletojë transferimin e tij në skuadrën gjermane, do të udhëtojë për në Kosovë për t’iu bashkuar përfaqësueses.Fantazisti i “Dardanëve” edhe pse nuk ka minuta të zhvilluara në këmbët e tij është ftuar nga përzgjedhësi Bernard Challandes, për dy ndeshjet e radhës që Kosova do t’i zhvillojë në ditët e ardhshme, shkruan Insporti, përcjell albinfo.ch