Edhe Kosovare Asllani ka shënuar gol të bukur për Paris Saint-Germain në ndeshjen ndaj Twentes, e zhvilluar në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Sulmuesja kosovare ka shënuar gol të bukur për ekipin nga Parisi në ndeshjen ndaj Twentes, e zhvilluar në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Vajza nga Mitrovica ka realizuar golin në minutën e 10-të, derisa këtë ndeshje e fitoi ekipi parisien me rezultat 1:2. Në këtë takim, për ekipin nga Parisi titullar ishte edhe sulmuesja tjetër kosovare, Fatmire Bajramaj – Alushi.