Bazuar në një sondazh që u publikua nga mediet shqiptare, shumica e qytetarëve të Austrisë (61 për qind) nuk duan që Shqipëria dhe Kosova të jenë pjesë e Bashkimit Evropian (BE). Ky është përfundimi i një sondazhi të qendrës austriake për Politikë Evropiane publikuar sot.
Sipas të dhënave të sondazhit, përgjithësisht austriakët janë kundër zgjerimit të mëtejshëm të Bashkimit Evropian, raporton “Shekulli”.
Nga personat e anketuar rezulton se 83 për qind, janë kundër anëtarësimit të Turqisë, 63 për qind kundër Kosovës, 61 për qind kundër Shqipërisë, 58 për qind kundër Serbisë, 57 për qind kundër Malit të Zi, 56 për qind kundër Maqedonisë dhe 55 për qind kundër Bosnjë-Hercegovinës.
Austriakët e shikojnë si pengesë anëtarësimin e Turqisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimit Evropian.