Së shpejti parkimi do të kushtojë më shumë në parkingjet e automjeteve në Cyrih, sepse Këshilli i qytetit ka kërkuar një rritje të çmimit nga 2 në 3 franga për 1 orë. Përveç kësaj, shoferët në gjithë qytetin të shtunën në mbrëmje dhe të dielën duhet të paguajnë për parkimin e veturave të tyre.
Gjithashtu, Këshilli i qytetit do të zgjerojë zonat tarifore në tri zona shtesë. Aktualisht kjo përfshin vetëm qytetin dhe Oerlikon, të dielat dhe për festat publike dhe në zonën e Kopshtit Zoologjik.
Po ashtu do të kushtojë më shumë parkimi për shkak të kërkesave të mëdha edhe në Oerlikon-Veri, Cyrih-Perëndim, shkruan “Tages-Anzeiger”.
Qyteti me këto tarifa të reja mbush arkën me rreth 6 milionë franga. Megjithatë, ata gjithashtu duhet të shpenzojnë 3 milionë franga për të shpenzuar për kontrolle shtesë.
Riprogramimi i njehsorëve të parkimit do të kushtojë rreth 250 mijë franga dhe përshtatja e sinjalizuar e rrugëve me rreth 150 mijë franga.