Numri i përgjithshëm i të papunëve ishte 129 965 njerëz, ose rreth 1.531 më shumë se në gusht.
Krahasuar me muajin shtator 2013, numri i të papunëve është ulur me 0.8 për qind, ose 1.107 persona, është specifikuar në një deklaratë të Sekretariatit për Ekonomi (SECO).
Për shkak të rrjedhjes natyrore, numri i të rinjve në tregun e punës (15 deri 24) u rrit në shtator me 0.8 për qind në krahasim me muajin gusht.
Numri i përgjithshëm i kandidatëve të regjistruar për punë, duke përfshirë të papunët e përkohshëm, në shtator ishte 183.113.
Bëhet fjalë për 3233 më shumë krahasuar me muajin gusht, por më ulët për 0.3 për qind në krahasim me shtatorin e vitit 2013.