Këtë herë ajo ka marrur pjesë në Ultra Trail du Mont Blanc, e cila është gara më e vështirë dhe njëherit më e rëndësishme e Ultra Trail Ëorld Tour – përmbledhje e të gjitha garave ndërkombëtare në kuadër të Trail Run.
Pjesë e Ultra Trail du Mont Blanc janë vrapuesit elitar, pjesë e së cilës elitë i është bashkangjitur tashmë edhe Arineta Mula, duke u bërë pjesë e historisë edhe për Kosovën dhe shqiptarët si një vrapuese elitare.
Arineta është shqiptarja e parë që ka përfunduar me sukses garën prej 99.24 km me ngjitje totale prej 6156m.
Në këtë garë e kanë filluar gjithsej 2132 garues, prej të cilëve 542 nuk e kanë përfunduar garën/apo janë dorëzuar.