Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe ishte e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian të vitit 2021, përcjell albinfo.ch.
Modesta Uka (33’) dhe Liridona Syla (39’) shënuan për Kosovën, e cila e ka nisur në mënyrën më të mirë synimin për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian, një mision gjithsesi shumë i vështirë, duke marrë parasysh se në Grupin A janë rivale kombëtare shumë të forta, siç janë Holanda, Sllovenia e Rusia.
Dardanet sonte patën paraqitje shumë të mirë, krijuan edhe raste të tjera shënimi, por që nuk i realizuan, transmeton Insporti.