”Swiss” do të operojë me disa fluturime të reja brenda Evropës. Ajo zgjeron rrjetin e saj në Cyrih në 22 destinacione evropiane.
”Swiss” do të ofrojë 16 fluturime javore ndërmjet Gjenevës dhe Luganos. Në mesin e destinacioneve të reja nga Cyrihu do të përfshihen Napoli, Toulouse, Leipzig dhe Helsinki, Sarajeva dhe Zagrebi. Në orarin e verës janë në program fluturimet për në Palermo, Izmir, Santiago dhe Compostela.
Në përgjithësi “Swiss” do të investojë deri në pesë miliardë franga për modernizimin e flotës së saj.