Mesnata e sotme është fundi i kohës kur partive politike në Kosovë, u kalon afati për lidhjen e koalicioneve parazgjedhore.
Zgjedhjet në Kosovë do të mbahen me 6 tetor.
Kjo për shkak se disa javë më parë, Kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e tij për shkak të ftesës që kishte pranuar nga Dhomat e Specializuara të Hagës.
Kuvendi është vetë-shkarkuar në një seancë të thirrur vetëm për këtë rast.
Deri më tani dy koalicione janë bërë publike dhe janë zyrtarizuar por ende jo në KQZ.
Sot është dita e fundit që partitë të hyjnë në fushatë të vetme apo edhe në koalicione, shkruan Albinfo.ch.