27 punonjës të Inspektoratit të Policisë së Kosovës janë trajnuar nga ICITAP-i amerikan. Ky trajnim mundëson ngritjen e kapaciteteve të punonjësve të IPK-së në fushën e hetimeve. Ligjërues në këtë trajnim ishin edhe ekspertë të lartë nga Zyra Federale e Hetimeve (FBI).
Në ceremoninë e diplomimit mori pjesë edhe kryeshefja e Inspektoratit Policor të Kosovës, Miradije Kelmendi, e cila falënderoi ekspertët dhe ICITAP-in për rritjen e profesionalizmit të IPK-së.
Ky trajnim u vlerësua lartë për fuqizimin e kapaciteteve të Inspektoratit Policor në luftimin e krimit të organizimit dhe korrupsionit percjell Albinfo.ch.