Një aksident rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në afërsi të Urës së Topojanit në Shupenzë të Dibrës.
Një automjet tip “Benz Mercedez”, i drejtuar nga shtetasi A.K. është përplasur me një autobus që drejtohej nga shtetasi B.Xh.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar tre pasagjerë, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, raportojnë mediat kosovare.