Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se, në Qendrën Paraburgimit në Pejë, sot në mëngjes gjatë hapjes së dhomave dhe numërimit të të burgosurve, në banjon e njërës nga dhomat është gjetur i vetëvarur i paraburgosuri me inicialet B. GJ, në dhomë bashkë me të ishin edhe tre persona të tjerë.
“I paraburgosuri ishte në mbajtje nga data 14.06.2019 dhe ishte i vendosur në Qendrën e Paraburgimit në Pejë”, ka njoftuar ShKK.
Mediat kosovare kabë raportuar se i paraburgosuri kishte kryer një vrasje në SHBA ndërsa pritej që të ekstradohej.
“Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin”, ka njoftuar tutje SHKK.