Shumë universitete zvicerane këtë vit pozicionohen mirë në një rangim ndërkombëtar të magazinës britanike “Times Higher Education”
Pas ETH-së në Cyrih, vjen ETH në Lausanne (EPFL) me numrin 34 (më herët 37), Universiteti i Bazelit është ngjitur një vend, nga 75 në 74, Universiteti i Cyrihut në vendin e 103-të, Gjeneva 107 dhe Berna në 132. Universiteti i Lozanës këtë vit renditet i 136-ti në renditjen e “Times Higher Education”, duke rrëshqitur në katër vende më poshtë.
Universiteti i Freiburgut ende mbetet në top 300.
“Zvicra ka një shans për të thyer monopolin britanik dhe atë amerikan që mbajnë 10 vendet e para”, tha Phil Baty, redaktor i magazinës.
“Çelësi i suksesit të Zvicrës ishin përpjekjet e universiteteve për të tërhequr talentet ndërkombëtarë. Izolimi në Evropë mund të jetë shumë i rrezikshëm”, tha Baty, duke aluduar në përjashtimin e universiteteve zvicerane nga programet kërkimore evropiane si pasojë e miratimit të iniciativës për ndalimin e migracionit.
Në vendet e para mbeten universitetet amerikane dhe britanike. Ashtu si vitin e kaluar, California Institute of Technology kryeson listën e universiteteve në botë. Universiteti i Harvardit është me numër dy. Më pas vijnë Universitetet e Oksfordit dhe Stanford.