Rreth 38 biseda të përgjuara dhe SMS, porosi të ndërlidhura me rastin “Monstra”, tanimë janë në duart e gjykatës.
Në seancën e sotme gjyqësore për rastin e vrasjes së pesëfishtë te liqeni i Smillkovës, është bërë e ditur se me 5 shtator, kur edhe pritet të vazhdojë seanca e radhës do të fillohet me publikimin e “bombave”.
“Në gjykatë do të prezantohen të gjitha materialet që na i ka dorëzuar LSDM-ja, por do t’i publikojmë edhe bisedat që mua m’i kanë dërguar”, tha Fatime Fetai, përcjell Albinfo.ch.